Maqedoni
Rexhepi me video mesazh: Jam mirë dhe jam në anën e duhur me BE-në e NATO-n
11.11.2021 20:28
Deputeti i Levizjes “Besa” Kastriot Rexhepi i cili që nga mëngjesi prishi të gjitha matematikat e opozitës...

Deputeti i Levizjes “Besa” Kastriot Rexhepi i cili që nga mëngjesi prishi të gjitha matematikat e opozitës dhe është i padisponueshëm për të votuar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, zgjodhi që përmes një video-mesazhi në FB tju jep përgjigje të gjith kërkusve të tij. Ai thotë se nuk ka hapësirë për shqetësim sepse është mirë dhe në anën e atyre që duan paqe dhe liri.
“Kasami e të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen jam në vend të sigurt e në anën e duhur jam me shqiptarët e të gjithë qytëtarë e vendi që duan paqe liri e demokraci jam me BE e NATO e jo me qarqet kundërshqiptare. këtë po ua them me ndërgjegjie të ploptë se sapo të kaloj kërcënimet e disa individëve do të paraqitem para mediave të sqaroj të gjitha. Çdo herë do angazhohem për lirinë e shpreshjes e vendimarjene lirë si virtyte të shoqërive demokratike.”,- tha deputeti i Levizjes “Besa”, Kastriot Rexhepi.
Kasami: Dyshoj se është deklaratë e dhënë nën presion
Edhe pas video paraqitjes së deputetit, Kastriot Rexhepi, kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami ende dyshon se video është dhënë nën presion.
“Pas shqyrtimit të vieos shtohen dyshimet se e ka dhënë deklaratën nën presion. Viodoe ëhstë e incizuar dhe ai e lexon. Nëse organet e dinë ku ëhstë le të njoftojnë opinionin se është në vend të sigurtë bashkë me familjen e tij. Edhe jë herë, nuk bëhet më fjalë për qëndrimin e tij por bëhet fjalë për jetën dhe sigurinë e një deputeti dhe familjes së tij.”,- tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Ademi: Vendimi i Rexhepit, në mbështetje të vlerave të BE-së
Nga BDI thonë se Rexhepi u rreshtua në anën e vlerave evropiane.
“Deputetët janë për një qeveri e cila kultivon vlera europiane dhe euroatlantike prandaj edhe vendimi i zotit Kastriot Kastriot Rexhepi është i tillë. Zemra e tij qëndron në Uashington në Bruksel, andaj besojmë se pikërisht ky është motivi që Rexhepi nuk merr pjesë në mocionin për rrëzimin e qeverisë.”,- tha Arbër Ademi nga BDI.
Opozita: Qeveria nuk ka legjitimitet
Edhe përkundër të gjitha skenarve që u zhvilluan në Kuvend, Liderët e opozitës, ZIadin Sela dhe Hristian Mickoski, thonë se Qeveria nuk ka legjitimitet.
“60 për momentin ka opozita ndërsa qeveria 59. 60 është më shumë se 59 dhe qeveria është e delegjitimuar. Vetëm karaktere të tipit të kryeministrit që dha dorëheqje e më pas ndëroi mendje, do nund të vazhdonte të jetë kryeministër edhe me 59 deputetë .”,- tha kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
“Pas këtyre zgjedhjeve është e qartë se LSDM ka humbur besueshmërinë dhe legjitimitetin mes njerëzve. Këto janë përpjekje të dëshpëruara, përpëlitje e të zhyturve në baltë deri në fyt. Po e them edhe një herë, më vjen keq që populli është dëshmitar i këtij cirku që po ndodh sot dhe më vjen keq që e kanë zhvlerësuar deri në atë masë deputetin dhe institutucioni e parlamentit. Zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vërtetë nuk ndjej revoltë, por keqardhje që niveli ra në atë masë sa kredibiliteti i personit, i deputetit, reputacioni i Kuvendit, janë në nivelin më të ulët të mundshëm që nga ekzistenca e demokracisë në botë .”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
LSDM: Mickoski gënjeu se ka numrat për rrëzimin e qeverisë
LSDM akuzon kryetarin e VMRO-DPMNE-së, se gënjeu për kaq kohë opinionin se i ka 61 votat e sigurta për rrëzimin e qeverisë, e sot u vërtetua se ajo që bëri gjatë kësaj kohe, ishte vetëm ulja në tavolinë me strukurat që janë kundër BE-së dhe NATO-s.
“Micksovski gënjeu opinionin se i ka 61 vota për shumicë të re në parlament dhe votim të mosbesimit të qeverisë. Për këtë dështim të tij Mickovski të mos kërkojë alibi dhe të mos e hedhë pëergjësinë te të tjerët. Vetëm për pushtet ai u ul në tavolinë të njejtë me struktura kundër NATO dhe BE-së dhe me parti që janë kundër konceptit “Një shoqëri për të gjithë”. Me ditë të tëra, me eufori, Mickovski e frynte shifrën prej 61 deputetesh të sigurt, që thoshte se i ka për të votuar rrëzimin e qeverisë.”, tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.
Ende nuk dihet nuk dihet nëse Rexhepi do të paraqitet sonte në Kuvend, por nëse votëbesimi nuk votohet deri në mesnatë séance përmbullet e qeveria Zaev2 vazhdon punen e saj. Ndërsa një mocion tjetër mosbesimi me më pak se 61 deputet mund të parashtrohet para 90 ditëve.
SANIJE DURAKU
