Maqedoni
Apasiev: Kjo qeveri nuk bie me të mirë, duhet radikalizim politik
11.11.2021 21:20
Mungesa e numrave për rrëzimin e qeverisë pas tërheqjes së Rexhepit, ka nxehur gjakrat e kreut të së majtës Dimitar Apasiev...

Mungesa e numrave për rrëzimin e qeverisë pas tërheqjes së Rexhepit, ka nxehur gjakrat e kreut të së majtës Dimitar Apasiev, që gjatë mbrëmjes së sotme një deklaratë, në stilin e tij të njohur. Tha se demokracia është paralizuar, qeveria nuk bie me të mirë e duhet radikalizuar situata me bllokada e protesta. Nuk beson se Rexhepi ndërroi mendim me vullnet të lirë.
“Mendoj se opozita duhet të mendojë për radikalizimin e metidave të saj. Kjo do të thotë protesta, bllokada, paralizim të Kuvendit, sepse Shtëpia ligjdhënëse më nuk ekziston sepse e dini që situata është 60-60, me këto metoda ata mund të arrijnë edhe në 90, më kuptoni, kështu humbet kuptimi I zgjedhjeve. Mendoj se situata është shumë serioze. Pres nga liderët opozitarë që tekstualisht të shkojmë në radikalizim politik sepse kjo situatë është e padurueshme. Deputeti Rexhepi deri mbrëmë ishte me ne deri në orën 1 pas mesnate ishte në komunikim me bashkëpartiakët e tij. Diçka ka ndodhur, është skenar meksikan, kartel mafioz, situata është shumë serioze ftoj edhe presidentin Pendarovski që seriozisht të mendojë për hapat e ardshëm sepse kjo mund të radikalizojë situatën në terren.”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i partisë e Majta.
