Maqedoni

VMRO – DPMNE braktis seancën, Nikollovski: Sot në maqedoni u shkel demokracia

11.11.2021 21:38

Duket se definitivisht seanca për mocionin e qeverisë dështoi...

Duket se definitivisht seanca për mocionin e qeverisë dështoi, VMRO-DPMNE e ka cilësuar ditën e sotme si ditë të zezë për demokracinë. Nuk heqin dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme por nuk do të rrinë më në Kuvend për vazhdimin e seancës.

“Sot kishim vërtet një dit të rëndë nga ana tjeter kemi dhe një dit tjetër që do të jetë e regjistruar në historinë e ditëve të zeza të RMV-së sepse sot në Maqedoni demokracia u shua. Sot në RMV kishim një deputet të kidnapuar, sot ne Maqedoni pamë se si regjimi në  pushtet transformohet në regjimin me kriminogjent te pare ne Europë. Por shumë me shpejt nga e mendojmë do të vijë dita kur të gjithë ata që kidnapuan deputetin që ua moren telefonat deputeteve, që I ruajten deputetët në hapsira të caktuara, të mos mund të dalin dhe te komunikojnë, e që bënë gjithçka që demokracia e RMV-së të jetë e shkelur. Por shumë shpejt do të ketë përgjegjësi. Me që pushteti kriminal në fuqi, po përpiqet që me çdo çmim te mbetet ne pushtet, nga këtu sot japim porosi të qartë në emër të gjithë kualicionit "Për riperteritjen e Maqedonisë" e  kjo është se zgjidhja me e shpejtë për dalje nga kriza politike, por dhe nga kriza e sigurise dhe energjetike, e këto janë zgjedhjet e shpejta parlamentare në afatin më të shpejtë të mundshëm. Ne edhe ashtu do të largohemi tani dhe nuk kanë arsye të mbajnë peng deputetin deri ne oren 24-00. Qeveria nuk ka legjitimitet dhe numrat në Kuvend, prandaj e vetmja mënyrë për t’u zgjidhur kriza, janë zgjedhjet e shpejta”, deklaroi Aleksandar Nikollovski nga VMRO - DPMNE.