E-Tregtia, online shitjet me rritje me mbi 70 përqind

12.11.2021 13:55

Është rriitur mbi 70% e-tregtia online....

Është rriitur mbi 70% e-tregtia online krahasuar me periudhën para pandemisë. Rritja e përshpejtuar ka ndikuar pozitivisht në konkurrencën e kompanive në kushte krize.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë arkëtuar 195 milionë euro për e-tregtarët vendor.

“Nëse para dy viteve struktura ishte vetëm rreth 40% shtëpisë, tani 74 për qind e vlerës totale i takon tregtarëve vendas. Për sa i përket rritjes, vitin e kaluar kemi pasur një rritje treshifrore të transaksioneve me e-tregtarët vendas dhe tani ajo rritje në gjysmën e parë është 77%” – tha Kryetarja e Shoqatës për E-Tregti, Nina Angellovska.

Ekspertët evropianë janë të bindur se njerëzit duhet të vazhdojnë të përdorin mjete elektronike. Ata theksojnë se prezantimi paralel i dixhitalizimit, është kyç për zhvillimin e transaksioneve online.

“Njerëzit duhet të vazhdojnë me transaksionet online. Jo vetëm për blerje, ata duhet të përdorin kartat bankare dhe të gjitha të tjerat që i mundësojnë ata të marrin produktin ose shërbimin në mënyrë elektronike më shpejt dhe me lehtë” – u shpreh OTT Velsberg, zyrtar i të dhënave në Qeverinë e Estonisë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë hapur mbi 200 e- dyqane të reja. Më së shumti shitje ka pasur materijale për veshmbathje kurse më së paku për mobilje, aparate shtëpiake dhe ushqim. (Sedat Selimi, TVM2)