Vijon skriningu në shkolla, në SH.F “26 Korriku” nuk detektohet rast pozitiv
Skriningu i nxënësve për detektimin e kovid 19....

Skriningu i nxënësve për detektimin e kovid 19 po vijon në shkollat fillore të vendit. Ekipi i qendrës së shëndetit publik testoi nxënësit e Shuto Orizares.
TVM 2 qëndroi në shkollën fillore 26 Korriku, ku u testuan pesëdhejtë e tre nxënës, strishotë e të cilëve rezultuan negative.
“Testi kaloi mirë, duhet të testohen të gjithë nxënësit” – tha një nxënës.
Unë kisha pak dhimbje duhet të testohemi që ti mbrojmë arsimtarët, shokët dhe shoqet.
“Tetëdhejtë e pesë nxënës kanë qenë në listë për tu testuar, por sot testsohen pesëdhejtë e tre nëse nuk kanë qenë në listen primare kemi kalu në listat alternative, i kemi marrë pëlqimet nga prindët, pa presion, vetë prindët kanë dashur të testohen nxënësit” – u shpreh psikologja Ismail Gjykmen.
Ekipi i Qendrës për shëndet publik potencoi se edhe përskaj shifrës së lartë të nxënësve të testuar, gëzon fakti që nuk u detektuan raste pozitive.
“Kemi 90 nxënës që testojmë në të dy shkollat , kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm me nxënësit dhe organizim në nivel nga shkolla, deri më tani nuk kemi evidentuar ndonjë rast pozitiv, por me informatat zyrtare i ka Minsitria e Shëndetësisë” – deklaroi Denis Jankullovski, teknik mjekësor.
Shkolla fillore 26 Korriku numon 2084 nxënës, për shkak të një arsimtari pozitiv me kovid 19, një klasë vijon mësimin online. (Flutura Latifi, TVM2)
