Norvegji, vaksinim me dozën e tretë për të gjithë të rriturit
Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë....

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
Deri më tani, me dozën e tretë në Norvegji janë vaksinuar vetëm personave mbi 56 vjeç.
“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha kryeministri Jonas Gahr Stoere.
Norvegjia, në shtator, u ka dhënë fund masave kundër virusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese.
Vendi nuk do t’i kthehet izolimit, tha Stoere.
Edhe pse 87% e të rriturve në Norvegji kanë marrë së paku dy doza të vaksinës kundër virusit korona, infeksionet dhe shtrimet në spital aktualisht janë duke u shtuar. Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
