Lëvizja BESA, dorëhiqen Hoxha, Sulejmani dhe Shabani
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa....

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha së bashku me dy zëvendësministrat nga rradhët e Lëvizjes Besa, ai i Kulturës, Sedat Sulejmani si dhe të Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, kanë dhënë dorëheqje nga posetet e tyre.
Dorëheqjet pasojnë si akt moral dhe duke respektuar vendimin e partisë, tha Hoxha.
“Unë jap dorëheqje nga pozita e ministrit së bashku me dy zëvendësministrat në Qeveri, pasi që nuk mund të identifikojmë veprimin tonë të Lëvizjes Besa me një partner të koalicionit, i cili po shihet qartë se përdor çdo veprim jodemokratik me të vetmin qëllim, mbetjen në pushtet. Vendimi për dorëheqje është akt moral, por edhe duke respektuar organet partiake të Lëvizjes Besa” – u shpreh Arijanit Hoxha nga Lëvizja BESA.
Për deputetin Kastriot Rexhepi, Hoxha tha se nuk ka informata shtesë nga ajo që ai ka publikuar në Facebook.
Sipas tij se nëse, vendimi për mospjesëmarrje në seancë ka qenë i tij, atëherë është vendim në kundërshtim me partinë dhe se partia do të ndërmer masa.
“Absolutisht mosprezenca në seancën e kuvendit është tradhti ndaj partisë sepse ka qenë një ndër iniciatorët me postimet për rrximin e qeverisë. Nuk dua të proeksionoj tash sepse e dini si ka rrjedhur situata dje, e dini se në çfarë gjendje ka qenë edhe video inçizimi, nëse njeriu ka dhënë nën presion ne do të duam ta dëgjojmë nga vetë ai. Nëse është qëndrim individual nuk ka të bëjë me organet e partisë” – u shpreh Hoxha.
I pyetur nëse do të japin dorëheqje edhe drejtorët e kësaj partie, ai tha se për këtë do të diskutojnë organet partiake. (Naim Ramadani, TVM2)
