Kastriot Rexhepi u paraqit në polici, MPB: Rexhepi thotë se ka qëndruar te një mik
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deputeti Kastriot Rexhepi....

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin ndaj tij si person i zhdukur.
Siç njofton policia, Rexhepi ka thënë se me vullnet ka shkuar tek një mik, për t’u mbrojtur nga publiciteti në lidhje me seancën rreth mocionit të mosbesimit.
“Lidhur me ditën e djeshme (11.11.2021) lidhur me paraqitjen e djeshme në Stacionin Policorë Bit Pazar për Kastriot Rexhepin, MPB ju njofton se para pak çastesh Kastriot Rexhepi me vullnetin e tij ka ardhur në stacionin policorë dhe ka dhënë deklaratë se paraqitja është e pa vërtetë, përkatësisht asnjëherë nuk ka qenë I zhdukur, por me vetë vullnet, pa kurrëfarë presioni, me familjen e tij ka shkuar te një mik që të mbrohet nga publiciteti lidhur me seancën kuvendore”, - njoftojnë nga MPB.
Ndërsa paraprakisht deputeti Kastriot Rexhepi përmes një profili privat në Facebook ka paralajmëraur se gjatë ditës së hënë do të paraqitet para mediave për të sqaruar gjitha paqartësisë rreth mos-prezencës së tij në Kuvend gjatë seancës kuvendore, kur edhe duhej të votohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.
Ai njëherit apelon te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjellin dëm në strukturat dhe aktivistët e kësaj partie. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi, ka shkruar Rexhepi. (Sanije Kasami, TVM2)
