Filipçe: Nuk ka masa të reja, respektoni egzistueset
Komisioni për Sëmundje Infektive....

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka vendosur masa të reja kufizuese, ato që janë në fuqi janë të mjaftueshme, por duhet të respektohen të njejtat, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe vaksinimi, janë parimet bazë mbi të cilat bazohen të gjitha masat në luftën kundër pandemisë. Masat, janë të njëjta në të gjitha vendet e zhvilluara , tha Filipce dhe nënvizoi se dalja nga kriza është vaksinimi.
“Shteti aty ku mundet është nën kontrolle me të gjitha institucionet, por absolutisht qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm. Mbetemi me të njëjtat masa tani për tani dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që tu përmbahen. Grumbullimet nëpër festa ku nuk respektohen masat janë rrezik që situata epidemiologjike të përkeqësohet” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Krahësuar me valët e mëparshme, përqindja e pacientëve të hospitalizuar është zvogëluar, kjo përqindje ishte dhjetë, kurse tani është diku midis pesë dhe gjashtë përqind. Shkak i kësaj ëshë vaksinimi.
“Tani sistemi shëndetësor është i mbingarkuar në pjesën e kovid-qendrave, nga pacientë të pavaksinuar. Pacientët e vaksinuar kanë pasqyrë klinike dukshëm më të lehtë dhe nëse kjo tendencë vazhdon, spitalet do të mbingarkohen sërish, siç janë tani në Serbi, Kroaci, Bullgari dhe Greqi” – deklaroi Filipçe.
Filipçe ju bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse ka vaksina të mjaftueshme dhe pikat e vaksinimit po funksionojnë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
