14 nëntori - Dita botërore e diabetit, 100 vjetori i zbulimit të insulinës
Dita Botërore e Diabetit në nivel global....

Dita Botërore e Diabetit në nivel global këtë vit, duke shënuar edhe 100 vjetorin e zbulimit të insulinës ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit për diabetin si një çështje globale e shëndetit publik, masat parandaluese,diagnostikim dhe kurimin.
OBSH ka zhvilluar fushatë për të xjerr në pah mundësitë e aksesit të popullatës në insulinë si dhe shfrytëzimin e teknologjisë thelbësore për kujdes nga diabeti.
Me këtë rast Lidhja e Shoqatave Diabetike në vend organizoi një Forum ku u theskua se RMV po hyn në listën e vendeve me rrezik të lartë dhe ka nevojë për masa parandaluese shtesë si në rritjen e vetëdijes poashtu edhe furnizimin me teknologji dhe aparaturë bashkëkohore.
“Presim terapi kundër diabetit,sistem për ndjekje në kontinuitet të glikemisë si dhe çasjen e tyre deri te pjesë sa më e madhe e pacinetëve. Është e patjetërsueshme të edukohemi për diabetin. Të furnizohemi me terapija tabelare për matjen e glukozës por jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur” – tha Kryetari i LSH të diabetit, Dimçe Velev.
“Tani e kemi insulinin i cili shpëton dhe zgjatë jetë. Diabeti tash po perceptohet si gjendje, e jo si sëmundje. Si endokrinolog nuk mendojmë më veteëm për vlerat glikemike por edhe për kardio efektin e tij. Po zhvillohen inovacione teknologjike dhe terapeutike për ndjekjen e diabetit. Në të ardhmen mund të pritet pranimi i insulinës një herë në javë” – u shpreh Drejtoresha e klinikës së endokrinologjisë, Sasha Jovanovska Mishevska.
“Shpimi disa herë në ditë për matjen e sheqerit do të mbetet e kaluar me furnizimin e sensorëve për matjen e glikemisë. Kjo në veçanti do të lehtësoj kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak tek fëmijët” – theksoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në vend ka 220 mijë persona të diagnostikuar me diabet,nga ata 5000 mijë janë të Tipit 1 të varur kryesisht në terapi insulini, 500 nga të cilët janë adoleshentë.
Në nivel global në vitin 2019 me diabet diagnostikohen 463 milionë persona ndërsa pritet rritje e vazhdueshme e cila sipas IDF-së deri në vitin 2030 do të arrijë 578 milionë ndërsa në vitin 2045 pritet të regjistrohen 700 milionë njerëz të prekur me diabet. (Leunora Kaliqi, TVM2)
