Maqedoni
VMRO kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare
12.11.2021 15:57
VMRO DPMNE konsideron se shteti është në krizë politike dhe kërkon zgjedhje të shpejta të parakohëshme....

VMRO DPMNE konsideron se shteti është në krizë politike dhe kërkon zgjedhje të shpejta të parakohëshme. Sipas opozitës maqedonase, një ditë më parë, pushteti ka rëmbyer deputetin Kastriot Rexhepi dhe ka ushtruar presion mbi deputetët e nënshkruar në nismën për mocion mosbesimi vetëm për të pamundësuar rrëzimin e Qeverisë dhe për të vazhduar qeverisjen. Konsiderojnë se LSDM dhe BDI nuk kanë shumicën në Kuvend, dërsa qeveria është delegjetimuar në zgjedhjet lokale.
“Nga dje kjo Qeveri është pushteti i vetëm që nuk ka shumicë, ka vetëm 59 deputetë dhe është në krye të shtetit. Kjo qeveri s’ka legjetimitet që të vazhdojë të qeveris. Ata me metoda jodemokratike mund të detyrojnë edhe dy-tre deputetë por nuk mund të ndryshojnë realitetin. Populli në zgjedhjet e 31 tetorit tregoi se dëshiron ndryshime.”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO DPMNE-së.
Hoxha: Bashkë me ASH-A-në jemi për zgjedhje
Edhe opozita shqiptare është për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Sekretari përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, thotë se për këtë janë dakorduar me koalicionin ASH dhe Alternativa.
“Kemi dhënë dorën që sëbashku me Aliancën dhe Alternativën të bashkohemi në një bllok dhe të shkojmë sëbashku në zgjedhje, qofshin ato të parakohëshme ose të shpejta. Besojmë se qytetarët e njohën se kush është BDI dhe çfar bën në shtet.”, tha Arianit Hoxha, sekretar i Lëvizjes Besa.
LSDM: Jo, zgjedhje, Mickoski të dorëhiqet
Mirëpo LSDM dhe BDI në pushtet janë kundër zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. LSDM hedh posht akuzat për rrëmbimin e deputetit Rexhepi. Akuzon kreun e VMRO DPMNE-së për mashtrime dhe kërkon që të dorëhiqet.
“Mickoski duhet të del para qytetarëve dhe të kërkon falje dhe jep dorëheqje. Fshejhe pas zgjedhjeve të shpejta dhe të jashtëzakonshme s’ka. Tani nuk është kohë për zgjedhje por është koha për përgjegjësi. U dëshmua se me mashtrime dhe manipulime nuk mund të vihet deri te shumica parlamentare. I përballur me dështim me të pavërtetat e tij Mickoski duhet të del para qytetarëve, të kërkon falje dhe të jep dorëheqje.”, tha Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.
Edhe BDI pretendon se kanë shumicën parlamentare. Por, ndarja e deputetëve në seancën për votimin e mocionit, pas tërheqjes së deputetit Kastriot Rexhepi, ishte 60 me 60.
SHPËTIM NUREDINI
