Covid 19 - Rusi, prej katër ditësh mbi 1200 të vdekur
12.11.2021 15:55
Numri i viktimave ditore nga virusi korona....

Numri i viktimave ditore nga virusi korona në Rusi për të katërtën dit me rradhe arriti në mbi 1200 perosna.
Qendra anti-krizë tha se në 24 orët e fundit ka konfirmuar 1,295 vdekje nga koronavirusi dhe 40,123 raste të reja të të infektuarve.
Spitalet janë mbingarkuar me pacientë, ndërsa urdhrat e qëndrimit në shtëpi janë lëshuar për të moshuarit. Zyrtarët thonë se shkalla e lartë e infeksionit është pasojë e hezitimit të rusëve për t'u vaksinuar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi është afër 9 milionë, ndërsa i viktimave është mbi 252 mijë njerëz.
