Maqedoni

ASH: Mbrm u dëshmua se në RMV mafia ka shtet

12.11.2021 16:12

Mbrëm nuk dështoi shumica e re apo opozita, por u ndez alarmi për qytetarët dhe faktori ndërkombëtar...

Mbrëm nuk dështoi shumica e re apo opozita, por u ndez alarmi për qytetarët dhe faktori ndërkombëtar, deklaruan sod nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas kësaj partie mbrëm një të zgjedhuri të popullit iu pamundësua të shkojë në punë.
 
“Mbrëmë nuk dështoi shumica e re, aq më pak opozita. Mbrëmë u ndez alarmi për të gjithë qytetarët dhe faktorin ndërkombëtarë. Mbrëmë u dëshmuan të gjitha vlerësimet e organizmave ndërkombëtare për Maqedoninë e Veriut dhe u konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kur një të zgjedhuri të popullit i pamundësohet shkuarja në punë, atëherë çka mund të ndodhë me qytetarin e rëndomtë. Mbrëmë Aleanca për Shqiptarët nuk dështoi, por vetëm u konfirmua në anën e së drejtës, në anën e popullit që kërkon ndryshim, ndërsa vetëm dolën fytyrat e vërteta të atyre që luftojnë ndryshimin dhe mbrojnë regjimin me çdo kusht. Lufta vazhdon, edhe më fuqishëm, edhe më pastër, edhe më të vendosur, edhe atë menjëherë”, tha Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.