Maqedoni
Analistët: Iu dha fund ngërçit politik, pritet zgjerim i shumicës parlamentare
12.11.2021 17:12
Njohësitë e çështjeve politike vlerësojnë se me dështimin e mocionit për mosbesimin e qeverisë...

Njohësitë e çështjeve politike vlerësojnë se me dështimin e mocionit për mosbesimin e qeverisë, Qeveria jo vetëm që i mbijetoj nismës, por i dha fund edhe zyrtarish ngërçit politik i cili u krijuara pas zgjedhjeve lokale nga opozita e përbashkët për të rrëzuar Qeverinë. Për analistin politik Sejfulla Osmani kjo çështje është punë e përfunduar. Mendon se shumica aktuale është stabile, ka legjitimitet dhe kapacitet të plotë për të vazhduar me funksionim e saj normal, ndërsa për Albert Musliun stabiliteti do të varet nga zgjerimi ose jo i shumicës parlamentare.
“Duhet të presim disa ditë që të shohim që a do të ketë shumicë stabile parlamentare ajo mund të ndodhi në bazë të negociatave, ndërmjet partnerave të koalicionit me eventualisht me deputetë ose parti të cilat do ti bashkangjiten shumicës aktuale parlamentare. Varasisht prej numrave të cilat do ti sigurojnë ajo do të jep stabilitetin ose jo stabilitetin e shumicës së re.”, tha analist politik, Albert Musliu.
“Qeveria i ka numrat e siguruara dhe ajo ishte vetëm një tentim politik për të bërë ndryshimin i cili nuk e ka verdiktin e votuesve. Për dy arsye e themë këtë. E para është se në zgjedhjet parlamentare kjo shumicë ka votbesimin e popullatës për katër vite dhe në shoqeri nuk mund të ndodhin ndryshime dhe të reflektohet politika lokale në politikën qendrore, ndërsa e dyta është se forcat politike që insistojnë në ndryshimin e qeverisjes nuk tregojnë kapacitete për t’u përballur me sfidat që i ka përpara shteti.”, tha analist politik, Sejfulla Osmani.
Megjithatë Musliu dhe Osmani janë të mendimit se shumica aktuale do të arrijë të zgjerojë shumicën parlamentare. Në rast se nuk ndodh kjo, të dytë nuk përjashtojnë mundësinë për të pasur zgjedhje të parakohëshme parlamentare, por asesi jo para zgjidhjes së çështjes me bullgarinë, krizën energjetike dhe ajo shëndetësore.
“Nëse negociatat rezultojnë të jenë të pasukseshme atëherë ne do të kemi zgjedhje të parakohëshme shumë shpejtë se nuk do të ketë shumicë. Qeveri me pakicë në Ballkan nuk funksionon ashtu siç funskionon në shtetet tjera. Nëse shumica zgjerohet në atë numër që ne kishim paraprakisht para mocionit ajo do të jetë një shumic stabile por me gjithë pengesat të cilat I kishte, nëse në ndërkohë shumica zgjerohet 64- 65 ose më tepër besojë se ajo do ti jep mesazhin moral edhe politik se sigurisht shmica e re do të jetë stabile.”, tha Musliu.
“Për mendimin tim kam dy siklete, e para është qeveria, kryeministri dhe ministrat të përmbledhin vetën, të mbledhin forcat dhe të zgjedhin së pari problemet me pandeminë, problemin me krizën energjetike që na është duke na ardhur, sigurisht se duhet zgjidhur edhe problemin me Bullgarinë dhe mandej është çështje tjetër mund të shkohet zgjedhjet parakohëshme parlamentare, pse jo.”, tha Osmani.
Mocioni i mosbesimit të qeverisë, ishte iniciativa e parë e përbashkët të opozitës shqiptare dhe ajo maqedonase për të rrëzuar qeverinë aktuale. Në këtë iniciativ fillimisht dhanë mbështetje edhe disa deputetë shqiptarë prej shumicës paralementare, për të cilën disa prej tyre, ditën e votimit nuk u paraqitën në seancën plenare.
REXHEP QAMILI
