Maqedoni

Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga Besa

12.11.2021 17:36

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka vendosur të përjashtoj nga partia deputetin Kastriot Rexhepi....

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka vendosur të përjashtoj nga partia deputetin Kastriot Rexhepi.
 
Në njoftimin për opinion Kasami thekson se: Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç'rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë," thuhet në njoftim.