Maqedoni

Kovid 19, 13 të vdekur 469 të infektuar

12.11.2021 17:55

Virusi korona brenda 24 orëve të fundit u ka marr jetën edhe 13 personave në vend....

Virusi korona brenda 24 orëve të fundit u ka marr jetën edhe 13 personave në vend.

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se nga 3296 të testuar, 469 persona kanë rezultuar pozitiv. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 375 pacientë të shëruar, ndërkaq, 13 pacientë e kanë humbur jetën, përfshi edhe një 44 vjeçarë nga Shkupi. Aktualisht në vend ka 8.415 raste aktive.