Botë
Germani, paralajmërohet vaksinimi i detyrueshëm
12.11.2021 18:34
Në Gjermani janë regjistruar 48.640 raste të reja ndërsa një ditë më parë....

Në Gjermani janë regjistruar 48.640 raste të reja ndërsa një ditë më parë u shënua shifra rekorde prej 50.196 të prekurve nga virusi korona.
Incidenca shtatëditore në vend ka arritur po ashtu një nivel tjetër të paprecedent prej mbi 249 të infektuar në 100.000 banorë. Si pasojë e përkeqësimit dramatik të gjendjes, Këshilli Gjerman i Etikës rekomandon që të rishikohet mundësia e vaksinimit të personave që punojnë në profesione të caktuara.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale, Këshilli tani rekomandon, pa asnjë votë kundër dhe me tre abstenime, rishikimin e shpejtë dhe marrjen e një vendimi për vaksinimin e detyrueshëm për personat që punojnë me grupet e rrezikuara nga virusi Corona.”, deklaroi Komisioni, i cili është edhe këshilldhënës i qeverisë gjermane.
