Botë

Pesë humbje jete në 24 orët e fundit, rriten infektimet/ 8,343 raste aktive me ShqipëriCOVID në

12.11.2021 19:23

Pesë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2,983 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
 
Pesë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2,983 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
 
Nga 3,498 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 573 qytetarë. 270 janë në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.
 
8,343 pacientë janë aktivë me COVID në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, ku 26 janë në gjendje më të rënduar.
 
Në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç.
 
Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.
 
Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të rasteve aktive 4.455, ndërsa pasohet nga Fieri dhe Shkodra me përkatësisht  847 dhe 458 raste.
 
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.
 
Gjithashtu vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes./TopChannel