Botë

Gjermania kritikon ashpër Dodik

12.11.2021 20:54

Gjermania kritikoi ashpër politikanin serb të Bosnje e Hercegovinsë, Milorad Dodik...

Gjermania kritikoi ashpër politikanin serb të Bosnje e Hercegovinsë, Milorad Dodik, lidhur me lëvizjet e tij të fundit në tentativë për të shpërbërë shtetin.
 
Zv/zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse tha se deklaratat e fundit të Dodikut ishin krejtësisht të papërgjegjshme dhe të papranueshme, duke shtuar se ato rrezikonin stabilitetin e të gjithë rajonit.
 
Dodik, i cili është anëtar serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, tërhoqi kritika të gjera për kërcënimin e shkëputjes së Republikës Serbe nga pjesa tjetër e vendit.
 
Sasse tha se zhvillimet e fundit do të diskutohen nga ministrat e jashtëm të BE-së gjatë takimit të tyre të hënën në Bruksel.
 
“Qeveria federale e Gjermanisë është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës”, tha ajo.
 
Dodik kishte pohuar muajin e kaluar se disa vende anëtare të BE-së mbështesin shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja e Hercegovina./Top Channel