Maqedoni

Gjendet i vdekur një 73-vjeçar në Lumin Vardar në Gostivar

13.11.2021 13:08

Pas inspektimit nga Prokuroria, tashmë është identifikuar trupi i pajetë që u gjet në ujërat e Lumin Vardar...

Pas inspektimit nga Prokuroria, tashmë është identifikuar trupi i pajetë që u gjet në ujërat e Lumin Vardar në rajonin e Gostivar.
 
Rasti ishte raportuar gjatë ditës së djeshme, pas çka autoritetet konstatuan se bëhet fjalë për një 73-vjeçar nga Gostivari, i cili u gjet i vdekur nën urën mes Çajles së Vjetër dhe Forinës.
 
Sipas informacioneve fillestare të policisë, një person përmes telefonit ka lajmëruar se një person është hedhur nga ura e trenit, pas çka trupi është bartur nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë është gjetur me lëndime në kokë.