Maqedoni
Kriza energjetike, Manaskov: Pritet rritje e çmimeve
13.11.2021 14:24
Kriza energjetike do ti ndihmon vetëm kompanitë furnizuese me energji elektrike...

Kriza energjetike do ti ndihmon vetëm kompanitë furnizuese me energji elektrike, por jo edhe të qytetarët vlerëson kryetari Odës Ekonomike Energjetike Gjorgji Manaskov.
Ai thekson se këtë situate e solli puna e papërgjegjshme e sektorit energjetik në vend, pasi sipas tij është dashur të reagohet me kohë. Manaskov thotë se vendit I kërcnohet një rritje e çmimeve të energjisë elektike që do të sillte me vete edhe krizë ekonomike.
“Kriza momentale energjetike për qytetarët do të thotë se çmimi i të gjitha produkteve që prodhohen nga kompanitë të cilat dalin në berzë do të rritet dhe do të mund të vije deri në një moment të krizës ekonomike. Pra, është e mundur që periudhën e ardhshme të presim krizë ekonomike. Kompanitë do të duhet patjetër të jenë të gatshme të sigurojnë sa më shumë energjense për kompanitë e tyre që ti ulin çmimet e produkteve, kurse qytetarët duhet të jenë të gatshëm se gjithë kjo do ti pret, prandaj edhe është shpallur kriza”, u shpreh kryetari Odës Ekonomike Energjetike Gjorgji Manaskov.
Kriza energjetike, Ramadani: Momentalisht s’do të ketë restrikcione
Për atë se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike dhe asaj se a do të kemi rrymë të mjaftushme do të mvaret nga prodhimi i enrgjisë elektrike në vend, theksoi drejori i MEPSO Kushtrim Ramadani. Megjithatë, tha se për momentin restrikcionet e mundhsme nuk vijnë parasysh.
“Gjendja me restrikcionet nuk është akoma në diskutim. Kështu që shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë pa restrikcione. Sa i përket punës së çmimeve, e gjitha mvaret nga prodhimi, se sa do të kemi prodhim vendor dhe sa do të jetë çmimi në bursat ndërkombëtare, në rast se është nevoja për të importuar dhe me çfarë çmimi do ta blejmë”, theksoi drejori i MEPSO Kushtrim Ramadani.
Përndryshe Ramadani theksoi se MEPSO vazhdimisht ka apeluar deri te EMV që vendi të bleje energji elektrike me kohë, duke pasur parasyshë krizën globale në këtë sektor.
ERSAN PAJAZITI
