Maqedoni

Digjitalizimi i arsimit, Sh. F. 25 Maji me përvoja pozitive nga digjitalizimi

13.11.2021 14:42

Se digjitalizimi i arsimit nuk është trend por është nevojë e kohës bashkëkohore dëshmojnë nxënësit e Shkollës fillore 25 Maji...

Se digjitalizimi i arsimit nuk është trend por është nevojë e kohës bashkëkohore dëshmojnë nxënësit e Shkollës fillore 25 Maji të cilët veçmë zbatojnë mësimin përmes tabelave smart.
 
Nxënësit thonë se mësimet i përvetësojnë më lehtë përmes shembujve dhe  animacioneve të ndryshme që paraqiten në tebeln smart. 
 
“Më vjen më e lehtë lënda e matematikës dhe leximi”, thotë nxënësi.
 
“Mësuesja na i sqaron detyrat i kuptojmë më lehtë, më lehtë i mësojmë vjerrshat”, thekson nxënësi. 
 
Nxënia e mësimit përmes paisjeve digjitale  është më e lehtë sepse nxënësit  konkretisht e shohin detyrën e parashrtruar vlerësojnë mësimdhënësit. 
 
“Shkolla jonë ka qenë çdoherë e furnizuar me internet dhe nuk kemi hasur në vështirësi me tablën smart , mundemi ta përorim në çdo lëndë si në matematikë ku e përdorim one, e përdorim softverion në gjuhë shqipe, kemi edhe figura që i përdorim në matematikë dhe shumë gjëra që  na ndihmojnë edhe në shkenca e përdorim tabelën smart”, shprehet mësuesja Ganimete Kadriu.   
 
Edhe librat në formë elektronike veçmë janë në përdorim për nxënësit e klasave të katërta duke mos përjashtuar edhe fotokopjimin e librave.
 
Sipas Mash është paraparë që edhe nxënësit e klasave të larta në mënyrë etapore të fillojnë me përdorimin e librave elektronik nga viti I ardhshëm shkollor. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI