Botë

OBSh, shtetet ti përforcojnë masat për mbrojtje

13.11.2021 15:00

OBSh i paralajmëroi vendet me numër të lartë të të infektuarve se janë vonuar në ashpërsimin e masave për mbrojtje nga kovid 19...

OBSh i paralajmëroi vendet me numër të lartë të të infektuarve se janë vonuar në ashpërsimin e masave për mbrojtje nga kovid 19. Potencuan se me ardhjen e dimirit është e patjetërsueshme kthimi i përdorimit të maskave gjithkund, distance fizike, ajrosje të ambienteve, anashkalimin e mbledhimeve në hapsira të vogla dhe punë nga shtëpia aty ku është e mundur. 
 
“Iu rekomandojmë të gjitha shteteve në mënyrë kritike ta shqyrtojnë gejndjen aktuale dhe të bëjnë përshtatje. Shfrytëzoni instrumentet që I keni në dispozicion si monitorim më I mirë, testim, vaksinim por edhe distacë fizike, mbajtje të maskave dhe anashkalimin e mledhimeve. Të gjitha vendet në botë duhet ti përmirësojnë masat", u shpreh Marija Van Kerhove nga OBSh. 
 
Nga OBSh thonë se nuk është e mjaftueshme që vetëm një pjesë e popullsisë të vaksionohet, por edhe kategoritë e rrezikuara të qytetraëve të jenë të  mbrojtur, nëse duam ta parandalojmë përhapjne e pandemisë dhe mutacinet e reja të kovid 19.
 
“Secili shtet duhet të shqyrtojë se cilat persona nuk janë të vaksinuar, sepse nëse ka numër të madh të të pavaksinuarve , ka mundësi më të madhe për përhapjen e infektimit dhe do të rritet edhe presioni mbi sptalet”, theksoi drejtori i urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan.
 
Ndalimi i përhapjes së kovid 19 duhet të fillojë nga çdo individ thonë nga OBSH. Poashtu bënë thiirje për përgjegjsi individuale kështu që nëse nuk jeni mirë mo shkoni në shkollë dhe punë. Testohuni dhe jipni informata për personat me të cilët keni kontaktuar. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI