Maqedoni

LSDM, Mickoski duhet të jap dorëhqje; VMRO DPMNE, dorëheqje duhet të jap Zaev i cili humbi zgjedhjet

13.11.2021 15:18

Akoma mbetet e paqartë si do të jetë shumica në Kuvend pas dështimit të opozitës me mocisionin e mosbesimit...

LSDM kërkoi përgjegjësi dhe dorëhqeje të Hristijan Mickoski për dështimin e shumicës së re të etjen ndërsa shtuan se janë të hapur për bisedime për të rritur shumicën me të gjitha partitë që ndajnë vlera progresive demokratike.
 
“Pas të gjitha gënjshtrave për shumicë e re parlamentare, Hristijan Mickoski duhet të del dhe të jep dorëehqeje. Nga dëshira për pushtet Mickoski u ulë në një tavolinë me politikanë të cilët janë anti-NATO dhe ani-BE. LSDM është parti e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njejtat vlera, të njejtat vlera progresive që çojnë shtetin drejt BE-së, dhe besoj që në këtë konekst do të vazhdojmë edhe më tej. Si parti dhe koalicion jemi të hapur për të vazhduar këto vlera të vërteta që janë të nevojshme për shtetin”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
 
Nga VMRO DPMNE u kundërpërgjigjën se dorëheqeje duhet të jap vetë Zoran Zaev I cili ka humbur zgjedhjet lokale, ndërsa thonë se po bashkëpunojnë me të gjitha partitë politike që duan largimin e Qeverisë Zaev.
 
“Strukura më krimogjene në Maqedoninë e Veriut, partia e kidnapuese LSDM, partia që kidnapoi demkoracinë, kidnapoi deputet, kidnapoi Kuvendin dhe e cila harroi se ka humbur në mbi 40 komuna ku kishin kryetar komune dhe në vend që LSDM e cila humbi mbi 100 mijë vota dallim nga VMRO-ja nuk ka të drejtë të kërkoj dorëhqeje, përpos dorëheqjes së ofruar dhe lajmëruar nga Zoran Zaev. VMRO DMNE mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjithë ato të cilët luftojnë rrëzimin e Qeverisë së Zoran Zaevit dhe LSDM, dhe ta rrikthejnë demokaricnë e kindapuar nga LSDM”, theksoi Naum Stoilkovski nga VMRO DPMNE.
 
Derisa edhe pushteti edhe opozita shprehen se janë në bisedime për situatën e krijuar, në ditët në vijim mbetet të shihet pozicioni I Alternativës e cila është përflour për një kyçje të mundshme në Qeveri pas tërheqjes së Lëvizjes BESA.
 
ZEKIRIJA MEXHITI