Maqedoni

Kumanovë, vaksinimi anticovid por edhe kundër gripit sezonal

13.11.2021 15:36

Në Kumanovë paralelisht po rrjedhin proceset e vaksinimit të qytetarëve me vaksinat anticovid...

Në Kumanovë paralelisht po rrjedhin proceset e vaksinimit të qytetarëve me vaksinat anticovid por edhe kundër gripit sezonal. Në të vërtetë vaksinimi kundër gripit sezonal në Qendrën për shëndet publik në Kumanovë ka filluar nga fundjava edhe atë kryesisht për të moshuarit mbi 65 vjet, për personat me sëmundje kronike, gratë shtatzënë , fëmijët dhe punëtorët shëndetësorë. Në këtë qendër janë furnizuar 40 mijë vaksina katër valente.
 
“Në procesin e vaksinimit sezonal, kryesisht përfshihen qytetarët me sëmundje kronike, persona të moshës mbi 65 vjeçare, persona me sistem të zvogëluar imunologjik dhe, gra shtatzëna, punëtor shëndetësor dhe fëmijë deri në moshën 6 vjeçare. Qendra për Shëndet publika ka siguruar edhe vaksina komerciale, të cilat këtë vit  do të kushtojnë 800 denarë. Gjithashtë janë paraparë edhe vaksina të terrenit, të cilat do tu jepen personave të moshuar në Shtëpinë e të moshuarve, apo personat , të cilët nuk mund të vjnë në Qendrën për shëndet publik“, na deklaroi Dr. Jadranka Stamenkovska.
 
Paralelisht me vaksinimin kundër gripit sezonal, në Shtëpinë e shëndetit në  Kumanovë pa ndërprerë po vazhdon vaksinimi anticovid.
 
“Sic po e shihni sot është ditë e shtunë dhe pika jonë e vaksinimit punon sipas orarit të paraparë, deri tash kemi të lëshuara mbi 90.000 doza, ditëve të fundit shohim interes për imunizim me dozën e tretë, ku deri më tani mbi 2.700 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës “Pfizer”. Për dallim nga viti i kaluar kur vaksinimi kundër gripit sezonal ishte në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, këtë vit MSH ka vendosur që ky process të realizohet në Qendrën për Shëndet Publik, pra nga këtu i apeloj qytetarëve që për vaksinim kundër gripit sezonal të drejtohen tek QSHP”, tha mes tjerash Valdrin Miftari.
 
Vlen të thuhet se gjatë javëve të fundit në rajonin e Kumanovës, numri i të infektuarve me Virusin Korona po shënon rritje të vazhdueshme, aktualisht numri i rasteve aktive në rajonin tonë arrin shifrën 435.
 
FATLUM AQIFI