Maqedoni
Tragjedia në spitalin modular në Tetovë, Stoillkovski: Hetim i turpshëm i prokurorisë
13.11.2021 17:01
Të turpshëm e ka quajtur hetimin e prokurorisë mbi spitalin modular në Tetovë, opozitarja VMRO-DPMNE...

Naum Stoikovski nga kjo parti thekson se edhe pse kanë kaluar dy muaj muaj nga ajo ngjarje, prokuroria nuk shpalos asnjë të dhënë nga hetimi, asnjë të dhënë mbi përgjegjësitë, përdorimin e materialeve gjatë ndëritimit apo edhe për protokollet e shuarjes së zjarrit.
“Dy muaj asgjë konkrete nga hetimi i Prokurorisë publike, nga hetimi i pesë prokurorëve publik nga Shkupi dhe Tetova, nuk ka asgjë konkrete nga hetimi i MPB-së e cila kryen hetim paralel, as asgjë konkrete nga cili do qoftë institucion për tragjedinë më të tmerrshme në historinë e Maqedonisë bashkëkohore. 14 persona të cilëve as emrat nuk ua njoftuan, të gjallë u dogjën për tre minuta jo të plota. Asgjë konkrete pas dy muajsh hetime”, u shpreh Naum Stoilkovski nga VMRO DPMNE.
