Maqedoni

Rriten infektimet nga covid 19, Islami: Imunizimi i popullsisë akoma shumë i ulët; Vaksinimi nga covid 19, qytetarët të ndarë për efektet mbrojtëse

13.11.2021 17:19

Mos rrespektimi i masave anti covid dhe niveli i ulët i imunizimit të popullatës ka bërë që kohëve...

Mos rrespektimi i masave anti covid dhe niveli i ulët i imunizimit të popullatës ka bërë që kohëve të fundit të rriten infektimet nga virusi korona. Mjekët thonë se varianti delta është shumë më i rrezikshëm se mutacionet tjera andaj apelojnë për vaksinim masovik të popullatës.
 
Qytetarët ndërkohë me mendime të ndryshme  për efektet mbrojtëse të vaksinës. Disa nuk janë plotësisht të bindur se vaksina mbron nga virusi e të tjerët se vetëm me vaksinim tejkalohet pandemia. 
 
“Jo nuk  kemi marr vaksinën sepse nuk kemi asnjëlloj argumeti që vaksina të mbron 100%  kemi raste kur edhe me një vaksinë, edhe me dy vaksina por edhe pa v aksinuar, cdo ditë ndërrojnë jetë. Shkak I kësaj ende jemi të pavendosr për ta marr vaksinën. Kjo nuk do të thotë që nuk do vaksinohemi por për momentin nuk kam argument bindes që duhet ta marr”, shprehet qytetari.
 
“Jam I vaksinuar dhe mendoj se duhet të vaksinohen të gjithë sepse apelt e institucioneve shëndetësore janë për tu vaksianuar dhe kjo duhet të bëhët. Personalisht ndjej efekte positive nga vaksina. Në rradhë të parë ishte një lloj panike mes njerezve , ndërohë u binda që duhet me e marr vaksinën”, thekson qytetari.
 
“Personalisht për vetë nuk jam I vaksinuar por mendoj se duhet të vaksinohet e gjithë popullata edhe unë do të vaksinohem shpejt sepse imuniteti kolektim mund ta arrihet vetëm nëse vaksinohen të gjithë”, shprehet qytetari. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU