Maqedoni
Covid 19: 7 viktima dhe 528 raste të reja në 24 orë
13.11.2021 17:35
7 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...
Viktimat janë 4 nga Shkupi, 2 në Shën Nikollë, dhe 1 në Kumanovë. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 6 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 27 nëntor deri 8 nëntor nga të cilët 3 kanë vdekur në shtëpi dhe 3 në spital.
Nga 4.323 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 528 persona, kryeson Shkupi me 200 raste të reja. Janë regjistruar edhe 327 pacientë të shëruar, Në vend ka 8.600 raste aktive.
