Botë

Bjellorusia, vazhdon kriza në kufirin me Poloninë

13.11.2021 17:53

Ambasada e Irakut në Moskvë është e përgaditur të evakuon shtetasit e saj nga Bjellorusia të cilët duan të kthen në vend...

Ambasada e Irakut në Moskvë është e përgaditur të evakuon shtetasit e saj nga Bjellorusia të cilët duan të kthen në vend. Mijëra migrant nga Iraku dhe Siria me javë të tëra bëjnë përpjekje të pasukseshme të hynë ne BE.
 
Disa media shkruajnë se kriza e cila mund të eskalojë në luftë nuk po qetësohet. Migrantët   janë në pritje, në ditë të  ftohta, pa ushqim dhe  akomodim mundohen të mbijetojnë. Shumë nga migrantët në kampe të improvizuara janë të sëmurë dhe të plagosur. 
 
“Mbrëmë shpërndamë shumë pako nga kryqi i kuq polak, ku kemi pako me këpucë, pantollona, por edhe  veshmbathje tjera. Mundohemi të jemi në komunikim edhe me organizatat tjera”, shprehet një vullnetar. 
 
Në mledhje të mbyllur të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të bashkuara vendet fqinje të Bjellorusisë dhe vendeve tjera të Be- së mbeten në qëndrimin se situata do të përshkallëzohet në nivel të konfliktit të armatosur. Presidenti Amerikan Xho Bajden, u shpreh i shqetësuar për shkak të krizës së migrantëve. 
 
“Mendoj se kjo paraqet shqetësim të madh. Këtë shqetësim ia kumtuam Rusisë dhe Bjellorusisë. Mendojmë se kjo është problem”, theksoi presidenti i ShBA -ve, Xho Bajden.
 
Presidenti i Russië Vlladimir Putin mohoi përgjegjësi për krizën aktuale të migrantëve, në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë ku me ditë të tëra gejnden mijëra migrantë.
 
“Dua të gjithë ta dinë se ne nuk kemi përgjegjësi për këtë .Të gjithë po tentojnë të na hudhin përgjegjësinë, për cfarëdo lloj arsye, por edhe pa pasur arsye”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin. 
 
Shtetet perendimore e akuzojnë Kryetarin e Bjellorusisë Llukashenko se ka organizuar mbërritjen e migrantëve në kufirin me Poloninë si përgjigje ndaj sanksioneve të BE -së kundër Bjellorusisë. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI