Botë

Kosovë, nesër mbahet raundi i dytë i zgjedhjet vendore

13.11.2021 18:11

Partitë politike mbrëmë në Kosovë përmbyllen fushatën pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale...

Partitë politike mbrëmë në Kosovë përmbyllen fushatën pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen të dielën. Kështu, sot në Kosovë është heshtje zgjedhore.
 
Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre, do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.
 
Partia që garon me numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna.
 
Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.