Botë

Shqipëri: Tre viktima nga COVID, 587 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

13.11.2021 19:05

Tre qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2986...

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 587 qytetarë.
 
241 qytetarë janë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
 
Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku Tirana mban rekord me  4,460 raste dhe pasohet nga Fieri me  865. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
 
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.
 
Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.
 
Statistika (13 Nëntor 2021): Raste të reja ditore 587; Të shëruar në 24 orë 526; Të shtruar në spitale 176; Humbje jete në 24 orë 3; Testime ditore 3,143; Testime totale 1,347,471; Raste pozitive 192,600; Raste të shëruara 181,213; Raste Aktive 8,401; Humbje jete 2,986.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4,460; Fier 865; Shkodër 453; Vlorë 443; Gjirokastër 443; Durrës 419; Berat 367; Elbasan 346; Korçë 253; Lezhë 195; Dibër 81; Kukës 76./Top Channel