Botë
Liderët botërorë arrijnë marrëveshje të re për klimën
14.11.2021 12:44
Në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën që u mbajt në Glasgou të Skocisë është arritur një marrëveshje që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike...

Pakti i Glasgout për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit. Marrëveshja e grupeve negociatore nga rreth 200 vende të botës, gjithashtu parasheh shkurtime urgjente të emetimeve të grazrave.
Vendet dhe organizatat kanë premtuar më shumë para për vendet në zhvillim në mënyrë që ato të përshtaten me ndikimet klimatike.
Por, premtimet nuk shkojnë aq larg sa të kufizojnë rritjen e temperaturës mesatare të botës në 1.5 gradë Celsius. Por, marrëveshja globale e klimës nuk arriti atë që shkencëtarët thonë se është e nevojshme për të frenuar ndryshimet e rrezikshme klimatike globale. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha pas arritjes së marrëveshjes se bota është ende në buzë "katastrofës".
"Planeti ynë i brishtë është i varur nga një fije", tha Guterres në një deklaratë që përshëndeti përparimin në samitin e Glasgout, por theksoi se "nuk mjafton".
