Gruevski në takim të përbashkët me kryeministrat e Kinës, Serbisë dhe Hungarisë
Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Beograd do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me kryeministrat e RP të Kinës, Serbisë dhe Hungarisë, në të cilin do të bisedohet për mundësinë për të linjës së shpejtë hekurudhore nga Budapesti deri në Selanik përmes Beogradit dhe Shkupit....

Maqedonia, siç deklaroi kryeministri Gruevski, është e gatshme për bahskëpunim në këtë projekt.
"Është dukshme se linja hekurudhore nga Athina deir ni Budapest është prioritet për palën kineze, ndërsa për realizim nevojitet bashkëpunim me të gjitha shtetet në këtë trase - Hungarinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe supozoj se do të bisedojmë për hollësitë se si të realizohet i gjithë operacioni, për çfarë afate kohore dhe nën çfarë kushtesh", deklaroi dje Gruevski pas përfundimit të pjesës punuese të takimit 16 plus një.
Krahas kësaj, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të ketë edhe një sërë takimesh bilaterale me një pjesë të pjesëmarrësve në Samitin e shefave të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Është paraparë që të takohet edhe me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin kinez Li Keçijang.
Maqedonia është e para nga vendet në rajonin më të gjerë, që veçmë shfrytëzon mjete nga banka kineze Eksim për realizimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Shtip.
Samiti në Beograd filloi dje, ndërsa në të krahas kryeministrit Gruevski, nikoqirit Aleksnadar Vuçiq dhe shefit të Qeverisë kineze Li Keçjang të pranishëm janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Hungarisë, Sllovakisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Bullgarisë, Estonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Çekisë dhe Rumanisë si dhe zëvendëskryetari i Qeverisë kroate.
Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe ministrat i Punëve të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Nikolla Poposki dhe Mile Janakiesi, të cilët do të marrin pjesë në pjesën ekonomike të Samitit.
Bashkëpunimi i Republikës Popullore të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore filloi para tre vjetëve në Budapest, ndërsa vazhdoi në takimet në Vrashavë në prill të vitit 2010 dhe në Bukuresht vitin e kaluar në nëntor. (mia.mk)
