Botë

Kosovë: Votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

14.11.2021 14:03

Edhe në Kosovë sot votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale...

Në 21 komuna votohet sot për postet e kryetarëve, ndërsa 17 të tjera zgjodhën kryetarët e tyre në raundin e parë, që u mbajt më 17 tetor. Rreth 1 milion e 270 mijë qytetarë mund të votojnë në 1 mijë e 638 vendvotime. Mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare do të ndjekin procesin e votimeve.
 
Në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar ngë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmirinë e Kosovës që dituan nga dy. Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet e nga Beogradi fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti.
 
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, por është në balotazh në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.
 
KQZ-së në Kosovë  ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Procesi i pranimit të votave nga diaspora ka përfunduar dhe vlerësimi i tyre do të fillojë sot.