Maqedoni

Votimi në Dibër, Civil: I qetë, ka pengesa nga aparatet biometrike

14.11.2021 14:19

CIVIL vëzhgon rivotimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dibrës...

Vëzhguesit e i CIVIL-it evidentojnë edhe një rast të mosqasjes në vendvotimet numër 0546, 0541, 0544  në shkollën fillore “Penestija”, ku më së shumti votojnë banorët e vendbanimit Venec 2. Pajisjet biometrike të identifikimit të votuesve, përsëri, nuk funksionojnë në shumë raste.
 
Në vendvotimin 0477 në fshatin Mogorcë, 9 votues kanë pasur problem me aparatin e gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa në vendvotimin 477/1, në të njëjtin fshat janë shënuar dy raste të tilla. Të gjithë votuesit që kanë probleme me pajisjet lejohen të regjistrohen në mënyrë alternative.
 
Në qendrat e votimit në qytetin e Dibrës, të cilat janë vizituar nga vëzhguesit e CIVIL-it, është vërejtur se një në tre votues ka pasur problem me aparatin e gjurmëve të gishtërinjve.
 
Për shkak të problemeve me makineritë e gjurmëve të gishtave votimi është i ngadaltë dhe janë krijuar radhë para qendrave të votimit. Një votues nuk ishte në Listën zgjedhore në vendvotimin 0541.