Maqedoni
Negociatat me BE-në deri në fundvit, Selimi: Sinjalet nga BE janë të mira
14.11.2021 14:36
Bashkimi Evropian kohëve të fundit është më i zëshëm në drejtim të dhënies së shpresës së politika...

Bashkimi Evropian kohëve të fundit është më i zëshëm në drejtim të dhënies së shpresës së politika e zgjerimit me Ballkanin Perëndmor nuk është mbyllur dhe se po bëhen përpjekje për të vazhduar rrugën me shtetet aspirante , thotë analisti politik, Sefer Selimi.
Ai tezën e tij e mbështet tek deklarata e kryministrit hollandez Rute, I cili në Tiranë tha se BE nuk do të lejojë Bullgarinë të sillet pa përgjegjësi. Gjithsesi, sipas Selimit, vendimi i dhjetorit në KE do të varet edhe nga zhvillimet politike, në RMV, Sqhpiëri por edhe në Bullgari.
“Duke u nisur nga përvojat paraprake ku gjithmonë jemi afruar deri në momentin kyç dhe në momentin kyç është paraqitur ndonjë pengesë shtesë, nuk do të thoja më shumë se çka tha kryeminsitri Holandës, i cili tha: "Unë jam optimist i moderuar". Ka sinjale të forta të cilat thonë se do të ketë një çelje rruge për fillimin e negociatave me RMV-në dhe BE-në, por kjo do të duhet të shihet në dhejtor dhe do të varet shumë nga dinamikat e brendshme në RMV dhe Shqipëri, posaqërisht me dinamikat e brendshme në Bullgari”, u shpreh analisti politik Sefer Selimi.
Selimi thotë se edhe zërat e shteteve të fuqishme evropiane janë në favor pozitiv për shtetin tonë.
“Duhet të shohim edhe angazhimin më të madh të paralajmëruar nga presidenti Makron dhe liderët e tjerë evropian që kjo më të përmbyllet si një kapitull dhe të hapen kapitujt real me Bashkimin Evropian”, theksoi Selimi.
Ndërkohë, edhe politikanët bullgar duket të kenë zbutur retorikat ndaj kontestit me shtetin tonë, por mbetet të shihet nëse deklaratat e tyre kanë qenë vetëm pjesë e fushatës parazgjedhore atje, apo njëmend do ta ndrsyhojnë kursin politik në raport me fqinjët.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
