Maqedoni
Cilat janë alternativat për ngrohje këtë dimër, qytetarët: Druri sivjet ka çmim më të lartë
14.11.2021 14:53
Jemi në prag të stinës së dimri dhe qytetarët ende kanë në dilema se me cka do të ngrohen...

Jemi në prag të stinës së dimri dhe qytetarët ende kanë në dilema se me cka do të ngrohen, pasi u paralajmruan cmime më të larta si dhe për shkak të kufizimeve eventuale të energjisë elektrike.
Ka amvisëri të cilat shfrytëzojnë drurin si lëndë djegëse për ngrohje, mirpo thonë se cmimi është tepër I lartë krahasuar me vitet e kaluara. Ka dhe familje të cilët ngrohen vetëm me energji elektrike e të cilët druajnë nga situata e krijuar me krizen energjetike.
“Cmimi eshtë shumë, 50 euro, esht I naltë cmimi, mirpo skemi cka bëjmë, me rrymë nuk mundemi ta përmballojmë”, shprehet qytetari.
“Tani cmimi është ritur shumë, jo si më parë, para 4 apo 5 muajsh, gati 30% më shumë. Është gjë e tepruar, mezi i mbledh paratë gjatë vitit për të blerë drunjë”, thekson qytetari.
“Po cmimi është i lartë, kurse me rrymë nuk ke llogari. Me dru pak I bëj vetë, kurse me I ble edhe ato janë me cmim të lartë. Druri duhet të jetë maksimum deri 30 euro jo 50-55 euro”, thot qytetari.
“Ngrohemi me dru. Cmimi i tyrë është tepër I lartë. Para disa vitesh harxhoja deri 5 metra dru, tani harxhoj 3 metra përshkak rritjes të madhe të cmimit”, shprehet qytetari.
“Gjatë dimrit me cka me u nxe, rryma është shumë e shtrenjtë. Me dru e me cka të mundemi. Cmimi është ma I lartë po s’ke cka bën”, thekson qytetari.
“Nxehem me rrymë. Me këtë situatë për ne që ngrohemi me rrymë do të jetë shumë vështir”, shprehet qytetari.
Një familje mesatare çdo vit përdor tre deri në dhjetë metra kub dru për ngrohje ose zakonisht rreth gjashtë metra kub. Çmimi mesatar i shitjes me pakicë për metër kub dru ahu në magazinat private varion nga 3.300 deri në 3.800 denarë.
Kësaj duhet t'i shtohen paratë për transportin, prerjen dhe ndarjen dhe ruajtjen e drurit. Kjo tregon se për ngrohje me dru zjarri një shtëpi harxhon mesatarisht 19 deri në 25 mijë denarë në vit.
Sipas nje hulumtimi 62 përqind e popullatës në vend përdorin drurin si lëndë djegëse kurse 29% ngrohen me rrymë dhe vetëm 8% janë të kyçyr me nxemje qendrore.
SEDAT SELIMI
