Maqedoni

Shumica parlamentare, Grubi: Të gjithë të mirëseardhur, përveç “Levicës”

14.11.2021 15:10

Pushteti e cilëson stabile shumicën parlamentare...

Zv kryeministri i parëArtan Grubi thotë se të gjitha subjektet politike janë të mirëseardhura në këtë përbërje parlamentare, përveç partisë “E Majta”. Për mocionin e dështuar të mosbesimit, Grubi tha kishte deputetë që në rend të parë e vendosën interesin e shtetit e jo interesin e dy apo tre liderëve.
 
“Unë jam i bindur se edhe shumica edhe parlamentare do të rritet nga të gjithë deputetët që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike, me marrëdhënie të mira nderfqinjësore, një anëtare e denjë e NATO-s, me perspektivë evropiane. Të gjitha ato forca janë të mirëseardhura, përveç partisë “Levica”, e cila nuk ka vend në këto politika”, u shpreh zv/kryeministri Artan Grubi.
 
LSDM, Mickoski gënjeu qytetarët, të dorëhiqet 
 
LSDM dhe VMRO DPMNE sërish kishin kërkesa të ndërsjella për dorëheqeje të liderëve. Për LSDM, Mickoski duhet të dorëhiqet menjëherë pas dështimit të mocionit të mosbesimit. Derisa për VMRO DPMNE, dorëhqeje duhet të ofroj sa më parë kryeministri Zaev I cili është humbës I zgjedhjeve lokale.
 
 
"Kanë kaluar tre ditë nga gënjeshtra e madhe e Hristijan Mickoskit se ka 61 deputetë për mosbesim ndaj Qeverisë dhe për shumicë të re parlamentare. Për shkak të dëshirës së flakët për pushtet, humbësi i dëshmuar Mickoski u ul në të njëjtën tryezë me politikanët që janë kundër NATO-s dhe BE-së, të cilët janë kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kundër konceptit "Një shoqëri për të gjithë". Qytetarët nuk duan dhe nuk meritojnë politikanë që nuk kanë qëndrim, që thonë një gjë e bëjnë tjetër, politikanë që punojnë në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit", theksoi Stefan Vasev nga LSDM.
 
VMRO DPMNE, të dorëhiqen Zaev dhe LSDM, humbësit e zgjedhjeve 
 
“Zoran Zaev dhe LSDM janë mashtruesit më të mëdhenj në historinë e Republikës së Maqedonisë. Vetë Zaev ka premtuar se nëse i humb zgjedhjet lokale do të japë dorëheqje. LSDM i humbi zgjedhjet, Zaev i humbi zgjedhjet, paralajmëroi se do të japë dorëheqje, por dorëheqja e tij ende nuk gjendet askund. Përkundrazi, Zoran Zaev për të mos e I rënë Qeveria, ka rrëmbyer partinë e tij, por ka rrëmbyer edhe një deputet të një partie tjetër që të mos hyjë për të votuar kundër Qeverisë së tij. Sa më gjatë që LSDM dhe Zoran Zaev prolongojnë dorëheqjet e tyre, aq më e dhimbshme do të jetë rënia e tyre nga pushteti, besoni”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.
 
Nga LSDM theksuan se vazhdojnë të punojnë me të gjitha partitë që ndajnë të njejtat vlera për zgjërimin  e shumicës së parlamentare, ndërsa nga VMRO DPMNE zgjedhjet e shpejt i shohin si zgjidhje të krizës politike. Reaguan edhe nga Aleanca për shqiptarët.
 
Duke iu përgjigjur zv/kryeministrit Artan Grubi u kanë bërë thirrje deputetëve të minorancës që t’i bashkëngjiten atyre për ta çliruar vendin nga krimi i organizuar, nga korrupsioni, nga injoranca dhe  t’i bashkëngjiten siç thonë opozitës progresive. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI