Maqedoni

Masat antivocid: Nga e hëna, rregulla të reja për hyrjen në lokale

14.11.2021 15:27

Nga e hëna hyjnë në fuqi rregullat e reja anticovid...

Në asnjë lokal nuk lejohet më hyrja vetëm me një dozë vaksine, sepse sic u paralajmërua edhe më herët, nga 15 nëntori, për të hyrë nëpër lokale do t’ju duhet çertifikatë/vërtetim për imunizimin të tërësishëm, pra me  dy doza vaksine  kundër Covid-19 ose vërtetim për Covid-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, të llogaritura që  nga dita e shërimit.
 
Ministria e Shëndetësisë apelon që qytetarët të vaksinohen nëse nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. 
 
Petliçkovski për REL: Vaksinat funksionojnë, por pak janë vaksinuar
 
Edhe ekspertët thonë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë. Aleksandar Petliçkovski nga Instituti për imunobiologji, për radion Europa e Lirë, thotë se për momentin vetëm 40% e qytetarëve janë vaksinuar e kjo shifër është e ulët për të vënë pandeminë nën kontroll me imunitet kolektiv. Ai përshëndet shtrëngimin e masave.
 
“Ka nevojë për masa kufizuese, i shohim në vendet që kanë një shkallë të lartë vaksinimi, sepse kjo valë po fillon shumë intensive. Natyrisht, me kufizime do të zvogëlohen mundësitë e transmetimit të virusit dhe do të ketë rezultate pozitive.Vaksinimi ynë është i ulët, vaksinat nuk pranohen me aq entuziazëm sa pritej, sepse janë të paqarta provat që vaksinat funksionojnë. Në mbarë botën, ku normat e vaksinimit janë mbi 70 për qind, nuk ka vdekje të lidhura me Covidin. Në të gjitha vendet, duke filluar nga fqinjët, ku shkalla e vaksinimit është nën 50 për qind, ka valë të reja dhe qindra vdekje. Nuk ka dyshim se vaksinat mbrojnë ,  këtë e themi  gjatë gjithë kohës dhe është vërtetuar në shumë shembuj”, u shpreh Aleksandar Petliçkovski nga Instituti për imunobiologji.
 
Sa i përket dilemave për përzierjen e vaksinave, ai thotë se praktika ka treguar se një gjë e tillë në fakt ka efekt pozitiv.
 
“Kombinimi i vaksinave është i sigurt dhe nga studimet e disponueshme është e qartë se efekti është dukshëm më i mirë. Pra, nëse do të kishim një person të vaksinuar me dy doza Sputnik, doza e tretë e Sputnik nuk do të shkaktonte aq forcim imuniteti sa doza e tretë e Pfizer”, theksoi Petliçkovski. 
 
Sipas tij, në vendin tonë është problem shtesë edhe shkalla  e lartë e vdekshmërisë në krahasim me vendet e zhvilluara,  mospranimi I  sëmundjes dhe mos raportimi në kohë,  përfshirë edhe kushtet në sistemin shëndetësor.
 
Të gjithë elementët të kombinuar kontribuojnë në këtë vdekshmëri të lartë, e cila është e ngjashme edhe  në rajon. Me zhvillimin e shtetit dhe të sistemit shëndetësor do të përmirësohen kushtet dhe do të ulet vdekshmëria, por për momentin nuk jemi aty thotë Petliçkovski për REL.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI