Maqedoni

Ende s’janë rishpallur zgjedhjet në Qendër Zhupë, Ibraimi emërohet administrues deri ne zgjedhje

14.11.2021 15:44

Me vendim të Qeverisë, kryetari I deritanishëm i Komunës Qendër Zhups, Arian Ibraim...

Me vendim të Qeverisë, kryetari I deritanishëm i Komunës Qendër Zhups, Arian Ibraim, është emëruar administrues i besuar për kompetencat e kryetarit të kësaj Komune.
 
Ibrahimi do ta kryejë detyrën në periudhën deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja. Në Qendër Zhupë, ku rreth 70 për qind e popullsisë ndodhet jashtë vendit, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u zgjodh kryetar i ri, pasi nuk u sigurua pjesëmarrja e kërkuar prej 33 për qind nga  gjithsej 7.317 votuesve të regjistruar në Listën e vetme Zgjedhore.
 
Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, 25.77 %, ose 1,886, që votuan më  votës më 17 tetor, më shumë se 70 % votuan për Ibrahimin, i cili kandidonte I nomuniar nga Partia Demokratike e Turqve.
 
Në Qendër Zhupë është konstituuar tashmë Këshilli Komunal prej 11 anëtarësh, në të cilin pesë këshilltarë janë nga DPT, dy nga LSDM dhe Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve dhe nga një nga VMRO-DPMNE dhe Partia për Lëvizjen e Turqve. Kryetar i Këshillit u zgjodh Birjam Selman.