Panair për punësim në Kumanovë
17.12.2014 09:41
Agjencia për punësim sot në Kumanovë organizon Panair për punësim, në të cilin kompani nga veprimtari të ndryshme do t'i prezantojnë profilet që u nevojiten për punë.....

Panairi do të mbahet në Qendrën për kulturë "Trajko Prokopiev" dhe do të zgjasë nga ora 10 deir në orën 15, ndërsa në të personat e papunë do të kenë mundësi që të realizojnë kontakte fillestare me punëdhënësit potencial.
Panairi në Kumanovë është vazhdim i aktiviteteve që Agjencia për punësim i realizoi në periudhën e kaluar për organizim të kontakteve të drejtëpërdrejta të punëdhënësve me personat të cilët kërkojnë punë.
Deri më tani panaire të këtilla janë mbajtur në Shkup, Shtip, Negotinë, Strumicë, Ohër dhe Manastir. (mia.mk)
