Maqedoni

Ndërron jetë lehona 26-vjeçare

14.11.2021 16:18

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair...

Mbrëmë ka ndërruar jetë një lehonë 26-vjeçare. Pacientja ka qenë në muajin e 36 të shtatzënisë, ndërkaq ka pasur probleme shëndetësore, përfshi këtu problemet me tension e lart të gjakut.
 
“Nga kontrolli i raporteve në sistemin elektronik të të dhënave “Termini im”, rezultoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me kontrolle të pamjaftueshme, me vetëm një kontroll të mëparshëm në 30 javë të shtatzënisë, kur edhe është konstatuar për herë të parë prania e tensionit të lartë në gjak.
 
Pacientit më pas i është dhënë terapi dhe udhëzime për monitorim intensiv dhe kontrolle spitalore. Sipas familjarëve, pacientja nuk ka shkuar për kontrolle, dhe ka marrë terapi herë pas here.
 
"Fatkeqësisht, pavarësisht masave gjithëpërfshirëse për reanimim, pacientja i është nënshtrua dekompensimit të përgjithshëm kardiopulmonar dhe ka ndërruar jetë në orën 22:10”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Në njoftim thuhet se me sukses i është nxjerrë një foshnje të gjinisë mashkullore, që më pas është transferuar në Klinikën për Fëmijë në Shkup.