Botë
Kosovë, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna
14.11.2021 16:52
Sot në 21 komuna të Kosovës mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale...

Të drejtë vote kanë 1.260.571 qytetarë ose rreth 33% më pak se në raundin e parë. Qytetarë mund të votojnë në 575 qendra të votimit, përkatësisht 1638 vendvotime. Sipas autoriteteve të pustetit qëndror Kosova po përmbyll një vit të suksesshëm elektoral duke dëshmuar se është shtet demokratik që respekton të drejtat e qytetarëve. E këto zgjedhje janë po aq të rëndësishme sa ato të përgjithshmet, madje më shumë sepse vendoset drejtpërdrejt për mirëqëënien e qytetarëve.
“Sot është ditë po aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave ku gjithsecili prej jush dhe prej nesh jeton, prandaj është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi në mënyrë që nesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh të jetës në komunat ku ata jetojnë”, u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Komuna është shumë e rëndësishme, në njërën anë është publikja e lagjes dhe në anën tjetër është gjithashtu edhe qeliza e Republikës, andaj i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë mundësinë ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre nëpërmjet udhëheqësve që zgjedhin sot”, theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Besoj fuqishëm që zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët… është një ditë e bukur edhe pse jemi në vjeshtë dhe shpresojmë që të jetë një ditë e shkëlqyeshme edhe për demokracinë në Kosovë. Shpresojmë që prej këtu e tutje do të kemi institucione lokale funksionale, të cikat do të bëjnë më të mirën për qytetarët”, u shpreh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Është një ditë e veçantë për Kosovën, është një ditë e demokracisë, një ditë kur vendimmarrja kalon tek qytetarët aty ku duhet të jetë gjithmonë. Falenderoj të gjithë zyrtarët zgjedhorë që po kujdesen që kjo të jetë një ditë e mirë. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, dhe ky proces të ruajë standardin e lartë që kemi ndërtuar tani dhe për sa kohë, në këtë standard fitues është Kosova, fitues janë të gjithë”, theksoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Prokuroria e Shtetit ka angazhuar mbi 50 prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Edhe Ambasada Amerikane në Kosovë u bën apel qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi si dhe shkelje që hasin gjatë procesit zgjedhor.
Mbi mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare po ndjekin procesin e votimeve. Në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar ngë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me nga dy.
Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet e nga Beogradi fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, por është në balotazh në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.
ZEKIRIJA MEXHITI
