Botë
Zgjedhje të dyfishta në Bullgari, presidenciale e parlamentaret e treta në një vit
14.11.2021 17:09
Për herë të parë në historinë e saj, Bullgaria zgjedh presidentin e ri dhe për të tretën herë në shtatë muaj...

Për herë të parë në historinë e saj, Bullgaria zgjedh presidentin e ri dhe për të tretën herë në shtatë muaj, edhe përbërjen e re parlamentare pas dy dështimeve paraprake për të nxjerrë me votë një fitues të qartë gjë që solli që më pas partitë të mos mund të bien dakord për një qeveri koalicioni.
Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 6,700,305 qytetarë që duhet të zgjedhin mes 5065 kandidatëve për deputetë të propozuar nga 20 parti dhe 7 koalicione, si dhe dy kandidatë të pavarur. Janë ndërkohë 23 kandidatët që garojnë për postin e presidentit të shtetit dhe zëvëndës presidentit.
Favoritet për zgjedhjet presidenciale në Bullgari janë presidenti Rumen Radev dhe zëvëndës presidentja aktuale Iliana Iotova që këkrojnë një mandate të dytë. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr më shumë se 50% të votave nga rrethi i parë, dy kandidatët me më shumë vota shkojnë në një rreth të dytë më 21 nëntor.
“Unë votova për lirinë, ligjin dhe drejtësinë. Këto janë vlerat që unë mbaj. Me ta fitova besimin e bullgarëve, i mbrojta dhe me këto vlera po garoj në këto zgjedhje. Zgjedhjet do të përcaktojnë nëse proceset e vazhdueshme të rimëkëmbjes së shtetit do të vazhdojnë, apo nëse figurat e prapaskenës do të marrin sërish fuqi institucionale”, u shpreh kandidati për president të Bullgarisë, Rumen Radev.
“Votova që të heqim dorë nga urrejtja dhe opozita dhe të përpiqemi të bashkohemi rreth një vizioni për të ardhmen e Bullgarisë. Që të kemi shtetarë të vërtetë, të cilët janë të interesuar jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për çdo qytetar. Shpresoj që këta shtetarë të vërtetë të na nxjerrin nga kriza e rëndë politike, ekonomike, shëndetësore dhe të na çojnë drejt prosperitetit”, theksoi kandidati për president të Bullgarisë, Anastas Gerdzhikov.
“U bëj thirrje edhe një herë qytetarëve bullgarë të dalin në kutitë e votimit, të votojnë, të bëjnë zgjedhjen e tyre, sepse kjo është një zgjedhje për të ardhmen e vendit”, u shpreh kryeministri në detyrë Stefan Yanev.
“Do të bëj gjithçka për të ndalur këtë ndryshim, vjedhjen e papërgjegjshme nga oligarkët në industrinë e energjisë në këtë moment që ndodh nën ombrellën e qeverisë së përkohshme”, theksoi kryetari i partisë “Për Zhvillim Evropian të Bullgarisë, Bojko Borisov.
“Tani është shumë e rëndësishme që të mos komentohen emrat se kush do të marrë post në institucionet shtetërore. Të gjithë duhet të hyjmë me përulësi në një diskutim sepse e dimë që qeveria e ardhshme bullgare do të jetë një koalicion”, u shpreh Kiril Petkov nga “Ne vazhdojmë ndryshimin”.
“Unë votova që të kemi shumicën e ndryshimit, që modeli I dokumenteve që mbeten nëpër sirtarë e që janë simbol i korrupsionit, të mbetet në të shkuarën. Unë votova për një Bullgari të rivendosur dhe të drejtë, ku fëmijët tanë mund të kthehen. Sot është dita për të ndryshuar Bullgarinë”, theksoi Maya Manolova nga “Stand up.BG! Po vijmë!”.
Për herë të parë që nga rënia e komunizmit në Bullgari në fund të vitit 1989, kandidatësh për president dhe nënkryetar.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
