Maqedoni

"Ditët e Alfabetit", Grubi: Mbajmë gjallë kodin tonë identitar

14.11.2021 17:26

Në vigjilje të “Ditëve të Alfabetit”, Shkupi mblodhi albanologët shqiptarë në përpjekje për të miratuar...

Në vigjilje të “Ditëve të Alfabetit”, Shkupi mblodhi albanologët shqiptarë në përpjekje për të miratuar një strategji të përbashkët bashkëpunimi.
 
Në takimin e organizuar nga ITKSH, u dakordua shpallja e një kalendari të aktiviteteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm, që si pikë kryesore ka  shënimin e 50 vjetorit të Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Këtë vit ndërkohë, tema qëndrore e manifestimit "Ditët e Alfabetit" është një këndvështrim i posaçëm analitik i gjuhës, letërsisë, kulturës dhe traditës arbëreshe.
 
"Këto procese të jetësimit të gjuhës shqipe dhe të çdo vlere kombëtare nuk mund të kenë fund, janë misione të çdo kohe dhe përgjegjësi e çdo shqiptari.. Jam shumë i lumtur për faktin që vetëm para pak ditësh Ministria e Arsimit ka ndrarë mjete për realizimin e projektit i cili do të zgjasë 3 vite me të cilin do të shkruhen ngjarjet kulturore dhe historike të popullit Shqiptar në Maqedoni gjatë shekullit XIX dhe XX" nga hulumtuesi prof.dr. Skender Asani. Nuk do të ndalemi duke punuar dhe kujtuar lavdinë, atdhedashurinë dhe punën e së kaluarës. Vazhdojmë të ecim përpara drejt përparimit, krah për krah me vlerat e botës properëndimore ku të drejtat e çdo populli janë themelet e zhvillimit”, u shpreh zv/kryeministri i parë Artan Grubi.