Maqedoni

Covid 19, 5 viktima dhe 285 raste të reja në 24 orë

14.11.2021 18:00

5 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...

5 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Nga 2 viktima ka në Shkup dhe Veles dhe 1 viktimë në Berovë.
 
Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 3 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 22 tetor deri 26 tetor nga të cilët 1 ka vdekur në shtëpi dhe 2 në spital.
 
Nga 2. 667 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 285 persona, kryeson Shkupi me 110 raste të reja. 
 
Janë regjistruar edhe 328 pacientë të shëruar. Në vend ka 8.549 raste aktive.