Maqedoni

Kumanovë ngritja e çmimeve kokëdhembje për qytetarët

14.11.2021 18:17

Ngritjet e përditshme të çmimeve të konsumit të gjerë, po shkaktojnë kokëdhembje për qytetarët...

Ngritjet e përditshme të çmimeve të konsumit të gjerë, po shkaktojnë kokëdhembje për qytetarët, të cilët thonë se nuk po ia dalin dot të lidhin ditët me çmimet e e rritura astronomike.
 
Gjatë vizitës së Tregut në Kumanovë, qytetarët shprehen se për shkak të çmimeve të larta, po blejnë vetëm produktet elementare por jo edhe më tepër.
 
“Në treg si po i blen tregtari pastaj po i shet, pra nëse i merr më lirë edhe i shet me cmim më të lirë. Sic e dini edhe ju nëpër shitore si kanë ndryshuar cmimet, por ama nuk kemi cfarë të bëjmë me patjetër po duhet me ble me u ushqyer”, tha një qytetar.
 
“Cmimet e produkteve disa i kanë rritur cmimet disa jo, si për shembull cmimi  i lakrës po eshof se për dallim nga viti i kaluar ka rritje të cmimit, karshi rrogave që i kemi sigurisht se duhet me u ul cmimet”, u shpreh një qytetar.
 
“Po, vërehet dallimi i cmimeve ka ndryshuar shumë edhe atë, ngritje të cmimeve kemi në shumicën e prdukteve ushqimore, por skemi cfar të bëjmë, të jemi të qetë e të sigurt e pastaj gjithëcka do rregullohet”, tha një qytetar.
 
“Cmimet shumë janë rritur, popullata e papunë, me një fjalë cmimet kanë arritur në qiell, shitësi po e merr mallin 20 denarë, a po eshet 50 denarë, 30 denarë kg e Lakrës, bujku, punëtori e ka hak pasi që punohet, djeristet, punë duhet, mirëpo tregtari po fiton më shumë se ai që po e prodhon”, tha një qytetar. 
 
Qytetarët thonë se shteti duhet ti mbrojë interesat e qytetarëve që të mos vijnë në pozitë të palakmueshme që të mos munden ti sigurojnë as prpoduktet më elementare për jetesë.
 
FATLUM AQIFI