Maqedoni
Kriza energjitike, Besimi: Po ndërmarrim masa adekuate
14.11.2021 18:34
Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se po ndërmerren hapa adekuat për zbutje të pasojave nga kriza energjetike...

Në një intervistë për MIA-n, Besimi thotë se nga buxheti për vitin 2021 tashmë janë transferuar katër miliard denarë në Elektranat e Maqedonisë së për sigurimin e sasisë plotësuese të energjisë elektrike, duke e përfshirë edhe balancimin e energjisë.
Për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë janë obliguar të ndërmarrin masa për mbështetje të kategorive të rrezikuara sociale që të shfrytëzojnë mjete plotësuese financiare gjatë krizës energjetike.
“Një masë e tillë tashmë zbatohet dhe kemi 45.622 shfrytëzues nga kategoritë e rrezikuara të cilët marrin 1000 denarë shtesë për mbulim të shpenzimeve ngrohëse. Masë, të cilën gjithashtu e sollëm dhe tashmë po zbatohet, ndërsa ishte në drejtim pikërisht të mbrojtjes së standartit të qytetarëve dhe masa e zvogëlimit të TVSH-së te energjia elektrike prej 18 në 5 për qind për amvisëritë”, thotë Besimi.
Sipas tij, pritjet janë që situata në nivel global kriza energjitike të stabilizohet më së voni deri kah mesi i vitit të ardhshëm.
