Kulturë

Gostivar, ekspozitë ndërkombëtare me fotografi “Enigma”

14.11.2021 18:51

Pas një kohe të gjatë, Galeria KULT në Gostivar sërish ka hapur dyert për artistët figurativ...

Ekspozita e radhës, që u hap mbrëmë, për medie kishte fotografinë, përkatësisht ekspozitë kolektive e fotografisë në temë “Fshehtësia”.
 
Me këtë rast, me veprat e tyre merrnin pjesë fotografë të njohur nga Evropa Juglindore. Edhe pse nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës, ata flasnin të njejtën gjuhë, gjuhën e imazhit, ose gjuhën më të re dhe më të përsosur, siç është fotografia përmes së cilës kërkojnë strehim nga e vëreta.
 
Osman Demiri, edhe vetë fotograf, njëherit edhe drejtor i galerise private KULT,  shprehet i kënaqur nga cilësia e autorëve që ka arritur t’i bëj në një vend.
 
Në mesin e fotografëve që merrnin pjesë në këtë ekspozitë ishte edhe Ardian Fezollari nga Pogradeci, përndryshe i njohur si mjeshtër i peizazhit.
 
Ekspozita tashmë është  e hapur për qytetarët ndërsa organizimi i saj u bë falë mbështetjes finansiare nga ana e Ministrisë së Kulturës.
 
LULZIM HAZIRI