Botë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, Prishtina ka një kryetar të ri, Përparim Rama

14.11.2021 21:30

Deri në orën 19, përkatësisht deri në mbylljen e vendvotimeve...

Deri në orën 19, përkatësisht deri në mbylljen e vendvotimeve, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë votuar rreth 38 për qind të votuesve. Më 14 nëntor qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur kryetarët e 21komunave.
 
Komuna me më së shumti votues deri më tani është Mamusha me një dalje prej rreth 60 për qind. Ndërsa komunat tjera me dalje më të madhe janë Juniku dhe Kllokoti me nga 53 për qind. Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë Dragashi dhe Klina me 29 për qind. Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u shënua një dalje në zgjedhje prej afër 45 për qind, ndërsa LDK e shpalli fitoren e përparim Ramës.
 
“Unë Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, ju që jetoni këtu, që punoni këtu, që vini e që do të ktheheni. Kjo është fitorja e zhvillimit, transformimin. Prishtinë që gumëzhon si për vendalinë ashtu edhe për të huajin. Ju jap fjalën që secilën ditë si kryetar i juaji do të punoj për jetësimin e projekteve që i kam prezantuar”, u shpreh Përparim Rama nga LDK.
 
Në Gjakovë, kandidati i AAK Ardian Gjini fitoi bindshëm me 56.06% ndaj Mimoza Kusari Lila të VV, me 43.94%.Në Prizren, kandidati i PDK Shaqir Totaj paraprin me pak vota duke arritur 50,32% ndaj atij të VV Myhater Haskuka, me 49 68%, por rezultati duket ende i paqartë.
 
Ndërkohë në Gjilan, kandidati i VV Alban Hyseni po fiton me 51.13% të votave ndaj kandidatit të PDK Lutfi Haziri, me 48, 87%.  Në Podujevë, kandidati i Vetëvendosjes Shpëtim Bulliqi po fiton me 51.58% kundër atij të LDK-së Ekrem Hyseni, me 48,15 % të votave.
 
Mbi 1.2 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, në balotazhin e 14 nëntorit, ku do të zgjidhen kryetarët e 21 komunave. Partia që garoi në numrin më të madh të komunave ishte Lëvizja Vetëvendosje me 12 të tilla. Lidhja Demokratike e Kosovës garoi në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI